Ndeshja e boksit del jashtë ringut, marrin pjesë tifozët

Ndeshja e boksit del jashtë ringut, marrin pjesë tifozët

September 18, 2021 0

Ndeshja e boksit mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë del jashtë ringut.

Tifozët e boksierët e ekipeve respektive kanë nisur konflikt fizik mes tyre në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.

Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznise, por tifozet, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me kete rezultat.

Pas nderprerjes për minuta të tërë të ndeshjes, ku ndërhyri edhe policia, ballafaqimet rinisën.

Vllaznia dhe Tirana jane dy ekipet pretendente për titullin kampion.

revista.one/