Ndodhi edhe kjo: Pas bukës dhe naftës, Ardi Veliu njofton se “20 fishohet çmimi i kanabisit”

Ndodhi edhe kjo: Pas bukës dhe naftës, Ardi Veliu njofton se “20 fishohet çmimi i kanabisit”

October 7, 2021 0

Në fjalimin e lamtumirës, Ardi Veliu u shpreh krenar për arritjet e policisë së shtetit në katër vite të drejtimit të tij, duke nënvizuar rolin e saj në përballimin e dy fatkeqësive, tërmetit dhe pandemisë, por edhe tubimeve të shumta.

Veliu: Ndihem i privilegjuar që për 4 vite kam mbajtur detyrën e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit dhe jam përpjekur nga dita e parë dhe deri sot të bëj më të mirën e mundshme. Në 35 vitet e mia në uniformë nga 14 vjeç jam brumosur dhe edukuar ti shërbej vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim. Çdo ditë të karrierës dhe detyrës time jam mbështetur në tre shtyllat kryesore që kanë qenë çdo ditë në vlerësimin tim si ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot policia e shtetit është më mirë se dje.

Falë kësaj pune, ju të nderuar kolegë së bashku së bashku  përballuam sfidat e tërmetit 2019. Që në momentet e para deri në ditën e fundit ishit të parët që dhatë ndihmën e parë, shpëtuat jetën e qytetarëve.Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ju. Së bashku arritëm të menaxhonim qindra tubime që në momente të caktuara u shoqëruan dhe me lëndime të 67 punonjësve të policisë. Jeni ju të nderuar kolegë së bashku me mua të cilët për muaj dhe vite me radhë arritëm të menaxhonim gjithë situatën e pandemisë. Jam krenar për çfarë ju dhe unë kemi bërë dhe jam krenar që sot e dorëzoj detyrën e drejtorit të Përgjithshëm.

Ndërsa falenderoi kryeministrin dhe 3 ish-ministrat e Brendshëm me të cilët ka bashkëpunuar gjatë mandatit të tij 4 vjeçar, Veliu nuk kurseu dhe akuzat ndaj kritikëve për punën e tij dhe policisë së shtetit.

Veliu: Para se të dorëzoj detyrën dua të falenderoj së pari Kryeministrin e vendit tim, i cili që nga dita e parë deri te e fundit më ka mbështut që të bëjë këtë detyrë, 3 ish-ministrat e Brendshëm që arritëm ta sjellim Policinë në këtë ditë që është sot.Falenderimi kryesor është për ju kolegë sepse policia e shtetit sot është shumë herë më e mirë se dje, pavarësisht se të vërbuarit nga 20 fishimi i çmimit të kanabisit në vendin tonë apo të shurdhuar nga një ton kokainë e bllokuar nga policia kërkojnë të hedhin baltë mbi policinë, mbi punën dhe dhjersën e 12 mijë punonjësve të policisë. Policia nuk fillon e as mbaron me mua, ju falenderoj për ndihmën që më keni dhënë. Në përfundim falenderoj familjen time, bashkëshorten dhe 2 fëmijët që ma kanë bërë këtë detyrë më të lehtë, ju uroj suksese dhe drejtor Gledisit shumë fat.