Në bikini të kuqe, Beatrix Ramosaj “paralajmëron rritje të temperaturave” në rrjetet sociale

Në bikini të kuqe, Beatrix Ramosaj “paralajmëron rritje të temperaturave” në rrjetet sociale

July 20, 2022 0

Ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka marrë vëmendje me postime e fundit në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 700 mijë ndjekës.

Ajo ka pozuar e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të kuqe, ndërsa mbante në duar edhe një këmishë të bardhë dhe syze dielli. Këngëtarja nga Kosova tregoi linjat e tonifikuara të trupit teksa dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

Kënga e fundit e Beatrix është “Vonë” që u publikua në qershor të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube. Kujtojmë që këngëtarja ka qenë mjaft aktive me projekte të reja që kur doli nga shtëpia e Big Brother VIP dhe ishte ndër banoret më të komentuara sidomos pas lidhjes jetëshkurtër me Donald Veshajn. 

revista.one/