“Në foto vetëm ata që kanë raporte të mira me ty?!”, kritikohet Arbana Osmani pas publikimit të fotove nga Big Brother VIP

“Në foto vetëm ata që kanë raporte të mira me ty?!”, kritikohet Arbana Osmani pas publikimit të fotove nga Big Brother VIP

August 16, 2022 0

Arbana Osmani rikujtoi disa momente emocionuese të “Big Brother Vip”, ku ra në sy mungesa e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt.

Moderatorja reagoi në lidhje me lajmin se dy ish-banorët, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pas këtij “lajmi të bukur” Arbana ka risjellë në vëmendje disa nga momentet e emocioneve më të mëdha në “BBV”. Në një foto-album në Instagram, moderatorja shkruan: “Lajmi i bukur i @einxhel_shkira dhe @dj_dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjelle ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga perfundimi, me historite e bukura qe vazhdojnë, vazhdon të emocionojnë edhe sot”

Arbana ndau disa foto me disa nga ish-banorët mes të cilëve ishin, Einxhel Shkira, Dj Dagz, Dj Pm, Ilir Shaqiri, Fifi dhe Sabiani. Por megjithëse morën vëmendje të madhe gjatë formatit, Arbana nuk i përfshiu në foto-albumin e saj Beatrix Ramosajn dhe Donald Veshajn. Këto të fundit ishin në qendër të vëmendjes për muaj me radhë për shkak të historisë së dashurisë që nisën në BBV.

Lënia në hije e Donaldit dhe Beatrix nga ana e Arbanës, është vënë re edhe nga ndjekësit e saj, të cilët menjëherë kanë reaguar përmes komenteve.

“Lajm i bukur ishalla një fëmijë të shëndoshë,po emocionet që na i ka sjellë @borazemani & @donaldveshaj do mbeten gjatë në memorien tonë”, “Po Arbana lajm i bukur. Sebepi u be BBVip që gjetën shpirtin e tyre binjak. Por një gjë duhej me shumë të merreshit me të se me historinë e Trixës që ishte fakë që ditën e parë”, “Po Donaldi ku është te fotot?”,”Pse se poston një foto dhe me Donaldin?!!”, “Të paktën sinqeritetin dhe edukatën e Trixës ta kishin gjysma prej banorëve do ishte realisht një përfundim i bukur. Trixa u tregua e guximshme duke ndjekur zemrën e saj e cila u keqpërdor nga shumë persona aty brenda madje dhe nga vetë ju si produksion që e torturuat psikologjikisht duke futur emra të tjerë nga jashtë në çdo puntatë”, “O ka dhënë emocione @donaldveshaj o s’ka për të dhënë asnjë artist në BBVIP”, “Si mundet të mos jetë në asnjë foto @donaldveshaj… apo ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty!”- janë vetëm disa prej komenteve.

revista.one/