Në krahët e Atdhe Xharavinës? Fotoja që po trazon fansat e Bora Zemanit

Në krahët e Atdhe Xharavinës? Fotoja që po trazon fansat e Bora Zemanit

December 23, 2021 0

Pas intervistës së bërë ditën e djeshme, ku foli për raportin me Bora Zemanin duke sqaruar se nuk kanë më asnjë komunikim me njëri-tjetrin, Atdheu sapo riktheu përsëri aludimet që kanë qarkulluar më përpara, se mes tyre ka diçka.

Ai postoi në Instastory një videoteksa po darkon me një vajzë misterioze.

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, shfaqet duke mbajtur dorën e vajzës, së cilës i duken vetëm thonjtë, unaza dhe xhaketa ngjyrë rozë që mbante veshur.

Por ndjekësit nuk i kanë besuar rastësisë dhe kanë hedhur dyshimet se bëhet fjalë pikërisht për moderatoren Bora Zemani, e cila në puntatën e Për’Puthen, mbante veshur një xhaketë ngjyrë rozë, ndërsa thonjtë në të njëjtën ngjyrë me vajzën misterioze që po shoqëronte Atdhe Xharavinën në darkë.

Ai gjithashtu postoi një video tjetër në Instagram, ku në sfond dëgjohet kënga që Donald Veshaj i ka kushtuar Bora Zemanit, projekt që u publikua kur aktori u bë pjesë e BBV.

Nuk dihet nëse ish-konkurrenti i Për’Puthen e kishte fjalën për Bora Zemanin, kur deklaroi se “ishte lënduar nga një vajzë me emër të ftohtë, që jetonte në Shqipëri dhe që ai nuk e ndiqte në Instagram”. 

Kujtojmë pak ditë më parë Atdhe Xhavarina u fotografua me një konkurrente të Për’Puthen, duke sjellë dyshime dhe aludime të ndryshme në rrjet, që u shtuan edhe pas postimeve të tij në llogarinë e Instagram.