Në një shtrat me Mevlanin! Fansat e Ledjanës sulmojnë Aristelën, i përmban Ledjana

Në një shtrat me Mevlanin! Fansat e Ledjanës sulmojnë Aristelën, i përmban Ledjana

July 30, 2021 0

Ledjanës iu desh sot të përmbante fansat e saj që sulmuan Aristelën, pasi kjo u shfaq ne nje shtrat me Mevlanin. Ata pozuan të shtrirë bashkë teksa ai e ka mbështetur kokën në prehrin e Aristelës.

Fansat e Ledjanës duket se e kanë të vështirë ta pranojnë këtë pamje dhe kanë bërë thirrje që të gjithë të bllokojnë dhe raportojnë llogarinë e Aristelës në Instagram. Sipas tyre ajo nuk mund të zërë vendin e Ledjanës në jetën e Mevlanit dhe shkruajnë se nuk duhej të kishte qëndruar asnjë ditë në “Për’puthen”.

Ledjana iu është lutur fansave që të mos ofendojnë askënd. Ajo shprehet se nuk ka armiqësi me asnjë njeri, sepse të gjithë janë të lirë të lidhen dhe të shoqërohen me kë të duan. Përmes këtij mesazhi ajo tregon edhe njëherë se i ka dhënë fund një herë e mirë marrëdhënies me Mevlanin.

“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkruan Ledjana.

revista.one/