Në pritje të ëmbël? Einxhel Shkira mungon në ditëlindjen e Dagz dhe tregon një test pozitiv, por nuk është ai që njerëzit prisnin!

Në pritje të ëmbël? Einxhel Shkira mungon në ditëlindjen e Dagz dhe tregon një test pozitiv, por nuk është ai që njerëzit prisnin!

July 7, 2022 0

Ish-banorja Einxhel Shkira ka publikuar një video me momentet më të bujura të tyre brenda BBV si dhe ka shkruar disa fjalë për Dagz, pikërisht për ditëlindjen e tij. Ajo i ka uruar dje Dagz të jetë përherë i lumtur, duke e siguruar se ajo nuk ka ndërmend të jetojë asnjë ditë të jetës së saj pa atë.

Ky urim kishte dhe një detaj që ngriti dyshime se dyshja është në pritje të një fëmije.

Einxhel e mbyll urimin me fjalët “We love you”, që do të thotë “të duam”, pra në shumës. Ajo gjithashtu thotë se do mundohet që vitet në vijim ëndrrat e tij të realizohen dhe se tashmë i ka bërë realitet dy prej tyre.

Kur pa komentet, Einxhel e korrigjoi urimin duke e hqur përemrin “Ne”.

Pas gjithë zhurmës që u krijua, moderatorja na ka treguar vërtetë një test pozitiv, por jo atë që të gjithë e prisnin. Einxhel ka ndarë një foto në Instagram, ku tregon testin pozitiv për Covid-19, duke rrëfyer se kjo ka qenë pikërisht arsyeja pse nuk ka mundur të ishte dje afër Dagz dhe t’i organizojë një festë ditëlindje. Ajo po ashtu nuk harron që t’i këshillojë njerëzit të kujdesen për veten dhe për të dashurit e tyre

“Ja pra një test pozitiv”, ka shkruar ajo në postimin e saj në InstaStory. revista.one/