“Ne të dy jemi martuar”/ Semi Jaupaj sapo na ‘prezantoi’ partnerin e saj italian

“Ne të dy jemi martuar”/ Semi Jaupaj sapo na ‘prezantoi’ partnerin e saj italian

August 28, 2022 0

Këngëtarja Semi Jaupaj ka qenë  në “Sunny Hill Festival” ku ka shijuar performancat e këngëtarëve.

Artistja publikoi një fotot krahë këngëtarit italian Tananai, një mik i reperit Fedez.  Por ajo çka rrëmbeu vëmendjen ishte mbishkrimi që  kishte vendosur:

“Ne të dy jemi martuar por ky akoma nuk e di, pastaj është dhe Fedez i martuar me Chiaran”. Madje në sektorin e komenteve reagoi dhe Bora Zemani e cila i mbajti shakanë: “Ma mbaj mirë gocën ore!”.

Semi është përfolur gjatë muajve të fundit për një romancë me këngëtarin Ron Zaiti. Ata sollën një bashkëpunim me titullin  “All Your Lovin”, që ndezi dyshime se mes dyshes mund të ketë lindur një romancë. Teksa dy protagonistët zgjodhën të heshtin, “Prive” konfirmoi që marrëdhënia e ndërtuar “blic” ka përfunduar me kaq dhe dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë.

revista.one/