David Guetta telefonon në mes të skenës së festivalit Bebe Rexhën, për t’i treguar se i gjithë publiku po këndon këngën e saj të re

David Guetta telefonon në mes të skenës së festivalit Bebe Rexhën, për t’i treguar se i gjithë publiku po këndon këngën e saj të re

August 28, 2022 0

David Guetta telefonon në mes të skenës së festivalit Bebe Rexhën, për t’i treguar se i gjithë publiku po këndon këngën e saj të re.

Bashkëpunimi është një remiks i këngës së famshme “Da Da Blue” të grupit Eiffel 65, të cilën ata fillimisht e publikuan si demo në TikTok, por më pas presioni i fansave për ta publikuar versionin e plotë – bëri që dyshja të përveshin mëngët.

Bashkëpunimi është një remiks i këngës së famshme “Da Da Blue” të grupit Eiffel 65, të cilën ata fillimisht e publikuan si demo në TikTok, por më pas presioni i fansave për ta publikuar versionin e plotë – bëri që dyshja të përvjelin mëngët.

Dhe tani versioni i plotë është publikuar prej dy ditësh dhe kënga ka arritur menjëherë sukses mbarë botëror, duke u renditur e treta në nivel global në iTunes.

DJ me famë botërore, David Guetta, së fundmi në një nga paraqitjet në festivalin “Creamfields”, ka lëshuar për mijëra pjesëmarrës këngën “I’m good (Blue)”.

Me të parë entuziazmin e publikut dhe faktin se të gjithë e dinin përmendësh këngën e sapo publikuar, ai vendosi që ta telefonojë direkt artisten shqiptare, duke i dërguar një video nga skena.

“Unë sapo telefonova Bebe Rexhën, unë dua që ajo ta shohë këtë me ju, këndojeni edhe një herë”, tha mes të tjerash David.

Dhe në momentin që muzika ndalonte, publiku të gjithë njëherësh vazhdonin të këndonin tekstin e këngës e cila është shndërruar në hit.

revista.one/