“Ne të dy së bashku, kush do ta kishte menduar”

“Ne të dy së bashku, kush do ta kishte menduar”

August 12, 2021 0

Paris Saint Germain ka bërë bujë këtë afat kalimtar veror, duke ofruar disa nga yjet më të mëdha të futbollit.

Transferimi i fundit ishte vërtet bombastik, pasi parisienët arritën ta marrin Lionel Messin falas, pasi kontrata e tij me Barcelonën kishte skaduar.

Të njëjtën gjë PSG bënë edhe me ish-kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Ramos dhe Messi janë të njohur për betejat e tyre në “El Clasico” ku shpeshherë ka pasur edhe kacafytje ndërmjet tyre, por gjithçka ka ndryshuar pasi ata do të jenë bashkëlojtar.

“Ne të dy bashkë, kush do ta kishte menduar apo jo Messi? Mirësevjen”, ka shkruar Sergio Ramos. 

revista.one/