Nën dyshimet për prostitucion, arrestohet ish-konkurrenti i “Përputhen”

Nën dyshimet për prostitucion, arrestohet ish-konkurrenti i “Përputhen”

March 8, 2022 0

Një tjetër qendër masazhi është mbyllur sot në Tiranë pasi ishte kthyer në një vend ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit. Në mes të zonës së ish-Bllokut, qendra “Power Hand” (Dora e fuqishme) funksiononte çdo ditë nën ‘hundën’ e Policisë së Shtetit. Edhe pse reklamimi ishte në nivele të larta!Në faqen e Instagramit të masazherisë, kishte oferta dhe për çifte, ndërsa komentuesit më të shumtë, “çuditërisht” ishin vetëm meshkujt. Me siguri ishin të tërhequr nga slogani: Ne nuk i zgjidhim dot problemet tuaja, por ju bëjmë t’i harroni!Deri më tani Policia ka njoftuar se në pranga ka rënë pronari i ambientit, një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet A.D., ndërsa dy punëtoret e moshave 19 dhe 20 vjeçe janë ndaluar dhe mbi to rëndon vepra penale “Prostitucioni”.Dosja.al raporton se pronari i arrestuar është Alban Dyrmishi, ish-protagonist i “Përputhen 1”.