Nëna e Aldi Ramës hap dyert e mortit dhe bën reagimin e parë në rrjetet sociale pas vdekjes së të birit
September 30, 2021Nëna e Aldi Ramës hap dyert e mortit në Durrës
Përcillet për në banesën e fundit Aldi Rama, i riu i cili vrau nënkomisarin Saimir Hoxha më 28 shtator 2021.
Nëna e Aldi Ramës hapi dyert e mortit në Durrës ndërsa në ceremoninë e varrimit të tij ka mbërritur nga Greqia dhe i ati i 21 vjeçarit
Autopsia e trupit të 21-vjeçarit Aldi Rama ka arritur në përfundimin se vrasësi i nënkomisarit Saimir Hoxha ka qëlluar veten me pistoletë, por mungesa e plumbit që i mori jetën të riut e ka vështirësuar hetimin.
Autori i ngjarjes ka pasur plagë tejshkuese në kokë dhe predha që e goditi nuk është gjetur. Për këtë arësye prokuroria ka kërkuar eksertimin e armës që mbante autori ditën e ngjarjes.
Reagimi në rrjetet sociale
Valbona Kolgjini ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas ngjajes së rëndë, ku djali i saj 21-vjeçar Aldi Rama, vrau veten pasi vrau nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë.
Nëna e të riut ka postuar një foto të djalit të saj si foto kopertine, ndërsa në shenje zie për humbjen e të birit si foto profili ka vendosur një shirit të zi.
Ajo në polici dy ditë më parë u shpreh se kishte shumë pak kontakte me të birin, sepse pas ndarjes me babain e Aldit ajo jetonte në Durrës me motrën, ndërsa djali ishte rritur me gjyshërit.
Edhe pse gjatë gjithë ditës trupi i Aldi Ramës ishte në morgun e Tiranës, vetëm tezja ishta atje ndërsa në medja sot qarkulloi lajmi se nëna kishte shkuar ta merrte trupin e Aldit dhe se sot do të përcillet për në banesën e fundit në Durrës. revista.one/