Surpriza që mori ‘Mbretëresha e Twerk-ut’ për 20 vjetorin e lindjes, Arjoni i Për’puthen i propozon për martesë

Surpriza që mori ‘Mbretëresha e Twerk-ut’ për 20 vjetorin e lindjes, Arjoni i Për’puthen i propozon për martesë

September 30, 2021 0

” Mbretëresha e twerk-ut” Serena merr surprizën më të bukur nga Arjoni për 20 vjetorin e lindjes. Ish-konkurrenti i Për’puthen teksa i ka dhuruar një unazë floriri, është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar të martohen. Arjoni kishte përgatitur një festë suprizë me këtë rast.

Ai i ka dhuruar një buqetë me trëndafila, një arush gjigant të bardhë.

Modelja e njohur Serena Sula në ditën e saj të veçantë, ka marrë urime të shumta nga njerëzit e zemrës, si dhe është surprizuar në mënyrën më të bukur.

Në festë ka mbizotëruar ngjyra rozë, duke nisur nga tullumbacet e deri te torta.

Detaji që ka tërhequr më shumë vëmendjen është shkrimi “Gëzuar Ditëlindjen Mbretëresha e Twerk-ut” në sfond, po me ngjyrë rozë.

Serena është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë e të ngushtë, me flokët e lëshuar e një kurorë mbi kokë.

Arjon Luli u bë i njohur falë emisionit “përputhen”.

Ai nuk e gjeti dashurinë në program, por që jashtë emisionit u bë çift me blogeren Serena Sula

revista.one/