Nëna e dy fëmijëve rrëfen torturat nga burri: E kapa mat me shoqen time, më dhunoi
May 10, 2021Historia e dhimbshme e një 34-vjeçareje e cila u përball me dhunën barbare të ushtruar nga bashkëshorti, por edhe tradhtitë e tij, është bërë sot pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur”.
34-vjeçarja tha se ishte njohur me bashkëshortin e saj kur ishte 13 vjeçe.
“Unë jam njohur me bashkëshortin që në moshën 13-vjecare. Ai është 4 vite më i madh se mua. Ne kishim një lidhje e fortë dhe ne u dashuruam dhe unë u detyrova që të ikja me të. U fejuam në moshën 17-vjeçe por ai ishte një person i paqëndrueshëm dhe mendoj se ai më kishte tradhtuar që në fillim. Familja ime nuk e deshi këtë martesë sepse ai nuk ishte i denjë pasi çdo prind mendon më të mirën për fëmijën e tij. Jam rritur pa praninë e prindërve pasi ata janë divorcuar dhe unë jam rritur me gjyshen nga nëna. 3 vite kam që kam komunikim me mamin, ndërsa babi nuk më pranon fare. Kur shkova ta takoja më tha “Për mua ke vdekur”. Dikur kam pasur një farë kontakti me babin, por që kur ai mori vesh se unë krijova një marrëdhënie me bashkëshortin.
Prandaj unë e kam duruar e duruar bashkëshortin sepse nuk doja që fëmijët e mi të rriteshin pa praninë e të atit. Nëna ime u martua dhe u zhduk përgjithmonë nga jeta ime, nuk më ka qëndruar kurrë afër. Edhe bashkëshorti prandaj më ka torturuar dhe dhunuar sepse ai e dinte që unë nuk kam asnjë mbështetje nga askush, nuk kisha ku të përplasesha tek askush. Kam pasur vetëm një shoqe tek e cila kam pasur mbështetjen në çdo moment. Që në fillim e kapa duke tradhtuar bashkëshortin me shoqen time të ngushtë tek shtëpia e tezes time. Unë shkova aty rastësisht dhe derën ma hapi bashkëshorti, kur e pashë me shoqen time aty u shtanga.
I thash; ‘të shporresh nga mua’. Mora nënën time në telefon dhe i thash që çfarë pashë, vjehrri im nuk e besoi, por kur ai ia pohoi vet atëherë ai e besoi. Kur i kërkoja ndihmë gjyshes ajo më thoshte se; ‘është turp të ndahesh se do thonë njerëzit që është njëlloj si nëna e saj’. Unë jam dhunuar shtatzënë 8-muajshe, sepse unë përsëri e kapa duke më tradhtuar, tentova të hidhem nga kati i 4, nuk mendova asgjë tjetër. Kur unë zbuloja tradhtitë ai më dhunonte pafund, këtë dhunë e kam përjetuar gati 8-vite. Kam jetuar me të për arsye se nuk kisha asnjë mbështetje, merrja një rrogë shumë të vogël dhe nuk përballoja dot jetesën. Ai nuk kishte asnjë lloj respekti. E dashura dhe bashkëjetuesja e tij më shkruan dhe më ofendon pafund me fjalët më të ulëta. Por unë jam dhunuar në sy të fëmijëve dhe ai ka dhunuar edhe djalin. Madje ne kemi pasur konflikt fizik mes njëri-tjetrit dhe ai pohoi se gjasme unë e kisha dhunuar.”, tha ajo.