Nëna e Mevlanit përloti gjithë studion e “Për’puthen”
May 7, 2021Nëna e Mevlanit përloti gjithë studion e “Për’puthen” me suprizën për të birin.
Sot në studion e “Për’puthen”, përmes një videoje, e ëma e konkurrentit tha se djali është larguar nga vendi për të punuar jashtë qëkur ishte i vogël. Ajo ka treguar mes emocioneve historinë e jetës së tij dhe vështirësitë që ka kaluar.
“Mevlani është djali im i parë. Pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit, por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin. Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon ia bënte që më jep mamin në telefon. Unë e respektoj zgjedhjen e tij. Po të jetë i lumtur ai, unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, tha mamaja e Mevlanit.
Këto fjalë mjaft emocionuese kanë bërë që të gjithë të përloten, përfshirë moderatoren Borën, Mevlanin, Ledjanën apo Shkëlqimin.
Mevlani i tha nënës së tij se të gjitha lotët do ia kthejë në buzëqeshje.
revista.one/