Gjermania heq karantinën dhe testin e COVID për shqiptarët që shkojnë atje

Gjermania heq karantinën dhe testin e COVID për shqiptarët që shkojnë atje

May 7, 2021 0

Gjermania heq Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’. Tashme shqiptarët s’duhet të paraqesin më test negativ të COVID dhe as të karantinohen.

Mjeku shqiptar në Gjermani, Drilon Çupi, tha në një intervistë “Skype” për “Report TV” se ky vendim u morë pasi Shqipëria vlerësohet si vend që nuk ka rrezikshmëri të lartë. Kjo sipas tij, do të thotë se shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të duhet të karantinohen. Po ashtu nuk do të paraqesin më as test negativ të COVID.

“Gjermania ka hequr Shqipërinë së bashku me Maltën nga shtetet me rrezikshmëri të lartë për infektimet me COVID-19. Shqipëria sipas autoriteteve gjermane kanë vlerësuar se janë vende që nuk kanë rrezikshmëri të lartë. Për Shqipërinë është bërë një vlerësim për shifrat, në rritjen e incidencës dhe për reagimin e shtetit kundrejt infeksioneve dhe skapacitetin spitalor. Kjo ka rëndësi për Shqipërinë sepse shqiptarët që do shkojnë në Gjermani nuk kanë më nevojë për karantinë dhe nuk do t’u duhet të paraqesin një test negativ të COVID.”, tha ai.

Prej disa javësh tashmë, numri i infeksioneve ditore me COVID dhe viktimave ka pësuar rënie të ndjeshme. Ky përmirësim i situatës vjen edhe si pasojë e vaksinimit masiv në vend që po vijon me ritme mjaft të shpejta. Sipas shifrave të publikuara një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani janë kryer në total 572226 vaksinime.