Nik Xhelilaj do të luajë në serialin turk “Amanet”, i preferuari i shqiptarëve
September 13, 2023Aktori i suksesshëm Nik Xhelilaj, do të marrë pjesë sërish në një serial të suksesshëm turk. Njoftimin e ka dhënë televizioni “Birsen Altuntas”, teksa bashkangjitur një fotoje të Xhelilajt shkruan se ai do të jetë protagonisti në sezonin e dytë të “Emanet” (Amanet), serialit që ishte i përditshëm në sezonin e parë, por tashmë është kthyer në një shfaqje televizive që do të transmetohet dy herë në javë, në Prime Time.
Ky është një nga projektet më të rëndësishme të televizionit turk. Në njoftim shkruhet se aktori simpatik ka rënë dakord për këtë aventurë të re në këtë projekt dhe do të luajë rolin Poyraz, i cili edhe në serial do të ketë origjinë shqiptare, teksa për Xhelilajn bëhet fjalë për një rikthim në ekranin turk.
Filmi ka nisur në shtator 2020 transmetimin në Turqi me shifra rekord audience. Një produksion me aktorët Halil Ibrahim Ceyhan, Sila Turkoglu, Berat Rüzgar Özkan, Gülderen Güler e shumë të tjerë.
Subjekti
Kevser është rritur në një lagje të varfër, por kur ajo bëhet nuse e djalit të një familjeje të pasur, i ati vendos të ndërpresë të gjitha lidhjet me vajzën e tij, pasi nuk e miraton këtë martesë.
Kur Kevser humbet burrin e saj, e gjen veten të bllokuar në rezidencë me djalin e saj 5-vjeçar Jusufin dhe nuk ka ku të kthehet. Një ditë ajo vdes tragjikisht gjatë një aksidenti dhe djali mbetet jetim, i vetëm në një pallat me njerëz intrigantë, ku i mungon dashuria.
Xhaxhai i tij, Jaman është një biznesmen i fuqishëm, i ashpër dhe me zemër të ftohtë, por ai kujdeset për nipin e tij.
Në shtratin e vdekjes, Kevser i lë amanet Jusifin e vogël motrës së saj Seherit, e cila detyrohet të jetojë në rezidencë dhe të kujdeset për nipin e saj. Kështu Seher lë lagjen për t’u zhvendosur në vilë ku do të gjejë edhe dashurinë e saj… Dy familjet vazhdojnë të përballen me konflikte të ndryshme, por një dashuri e thellë dhe e pamohueshme fillon të rritet në zemrat e Seher dhe Jaman.
revista.one/