Nishani i kërkon dorëheqjen Bashës: Shembulli i paaftësisë, po asgjëson partinë!
April 27, 2021Ish-Presidenti I Republikes, Bujar Nishani, kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhje. Nishani eshte i dyti brenda disa oreve qe sulmon Bashen, pas Fatbardh Kadilit
Nishani thekson me tone të ashpra se Basha po tenton të mbajë peng PD-në.
Postimi ne FB i Nishanit:
Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.
Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve !
Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak.
Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.
Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal !
Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh !
Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike.
Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu.
Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve.
Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim !
#MakePDGreatAgain 🇦🇱 !
/revista,one/