Një burrë sulmon tri vajza në rrugë, e fiksojnë kamerat e sigurisë
September 2, 2021Një person ka sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi”, përkatësisht lagjen Arbëria në Prishtinë.
Kamerat e sigurisë së lagjes kanë kapur momentin e sulmit ndaj tyre.
Sipas pamjeve, njëra vajzë është duke xhiruar me telefon pjesën e rrugës, ku pastaj me shpejtësi shihet teksa vjen një burrë i cili nis të ushtrojë dhunë fizike.
Njëra nga vajzat rrëzohet në tokë, pastaj në ndihmë i vijnë të tjerat.
Kur nis të sulmohet nga vajzat e tjera, sulmuesi largohet duke vrapuar nga vendi i ngjarjes.
Rasti sipas viktimave të ngjarjes, është raportuar në polici.
Videoja është publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”.
revista.one/