(VIDEO) Pesë kilometra radha e makinave në Morinë për të hyrë në Kosovë

(VIDEO) Pesë kilometra radha e makinave në Morinë për të hyrë në Kosovë

September 2, 2021 0

Kjo video e filmuar sot në mbrëmje nga një qytetar tregon një kolonë të gjatë të automjeteve që presin për të hyrë në Kosovë.

Ai thotë se pritja shkon më shumë se një orë, ndërkaq kolona mund të jetë e gjatë deri në pesë kilometra.

Ndërkohë pranë pikës së kalimit kufitar është vendosur një laborator për test të shpejtë me 25 euro.

Sipas masave të reja anti-COVID të miratuara nga Qeveria, personat që duan të hyjnë në Kosovë duhet që ta kenë një test negativ për COVID-19 ose certifikatën se e ka marrë njërën nga dozat e vaksinës anti-COVID.

revista.one/