“Një ëndërr e bërë realitet”, Enxhi flet pas fitores në “DWTS”

“Një ëndërr e bërë realitet”, Enxhi flet pas fitores në “DWTS”

December 31, 2023 0

“Një ëndërr e madhe e bërë realitet”. Kështu ka shkruar këngëtarja e njohur, Enxhi Nasufi, në një postim në rrjetin social “Instagram” pasi u shpall fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars”.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj dy fotografi, ku në të parën shfaqet me partnerin e saj në këtë rrugëtim, balerinin Silvestër Shuta, dhe në imazhin e dytë teksa përqafon prindërit e saj.

Nasufi shkruan se nuk e ‘marrin aspak të mirëqenë këtë fitore, por është forcë për të vazhduar rrugëtimin tonë përpara”

“Nje enderr e madhe e bere realitet🙏🏻🏆💃🏻🕺🏻

Ne akoma jemi ne mjegull dhe nuk e besojme cfare ndodhi🥹

@dwts.albania @topchannelalbania @topalbania_radio Jeni nje shtepi e madhe qe prodhoni magji. Faleminderit 🙏🏻🫶🏻

Mirenjohjen me te sinqerte publikut qe besoi tek ne qe ne diten e pare , na mbeshtetet dhe votuat me shume dashuri.

Nuk e marrim aspak te mireqene kete fitore, perkundrazi eshte force per te vazhduar rrugetimin tone perpara💪🏻

@olahasani @esdalin.gorani Faleminderit per punen dhe perkushtimin tuaj me shume dashuri ne cdo koreografi💃🏻🕺🏻

@silvestershuta Ty te kam xhan shume! Faleminderit per punen tende dhe karakterin tend fisnik 🤍#thebestdancer

Photocredits: @altin_celmeta”, ka shkruar artistja krahas këtyre imazheve që janë pëlqyer shumë dhe ka marrë urime pafund.

Kujtojmë se të premten u mbajt finalja e madhe e spektaklit të kërcimit, ku katër finalistët, Enxhi, Sardi, Fifi dhe Arnita dhuruan emocione dhe magji me performancat e tyre.

revista.one/