Një hyrje e re në “Për’Puthen”, djali DJ e kthen studion në disko

Një hyrje e re në “Për’Puthen”, djali DJ e kthen studion në disko

March 29, 2021 0

Anxhelo Mullaj, djali që iu bashkua sot programit “Për’Puthen”, është DJ. Ai dhuroi një shfaqje muzikore për të pranishmit në studio.

Muzika e tij ngriti konkurrentët për të kërcyer duke e shijuar performancën.

Anxhelo vjen nga Divjaka dhe është 27 vjeç. Aktualisht menaxhon biznesin e familjes, por është edhe DJ. Ai jeton mes Tiranës dhe Divjakës dhe tregoi se ka vite që punon si DJ jashtë vendit.

Anxhelo krijoi një atmosferë si në club, por më pas, gjatë prezantimit, u vu re se ishte i ndrojtur. Ai tha se kishte shumë emocione dhe kur e pyetën nëse ishte kaq i ndrojtur edhe nëpër pub-e ku performonte, konkurrenti i ri u shpreh me humor se të paktë n atje ishte errësirë dhe nuk duken njerëzit. /revista.one/