“Kërcim dasme”, Bora Zemani: Martesa s’ka rëndësi, ka pasur “500 jo”

“Kërcim dasme”, Bora Zemani: Martesa s’ka rëndësi, ka pasur “500 jo”

December 9, 2023 0

Bora Zemani dhe partneri i saj Donald Veshaj kërcyen kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo” gjatë mbrëmjes së sotme të “Dancing With The Stars”.

Kënga “Obsesion” e realizuar nga këngëtari Alban Skënderaj u soll në skenën e kërcimit. Fillimisht moderatorja e programit realizoi një rrëfim si asnjëherë më parë, ku veçoi si vitin më të vështirë të jetës 2023-shin.

Ndërkohë ajo zbuloi edhe disa detaje të reja nga filmi që pritet të transmetohet në kinema më 13 dhjetor. Por a ka një dasmë në sfond? Bora e dha një përgjigje:

“Është e vështirë të zgjedh vitin më të vështirë. Doja të zgjidhja vitin 2023, pasi kryefjala ka qenë nuk ka më kohë. Projekti më i veçantë ka qenë filmi, jo vetëm si aktore por edhe si producente. Shumë orare të zgjatura pune. Zgjime edhe në orën tre të mëngjesit. Xhironim gjithë ditën, me orare shumë të zgjatura.

Për sa i përket filmit po zbuloj disa detaje se edhe pak ditë na ndajnë nga premiera. Ka pasur puthje, madje kemi bërë edhe dubla jo sepse kishim siklet por se duhej të xhirohej në kënde të ndryshme. Një puthje brenda kësaj historie ishte e detyruar, ku ne duhet të bënim sikur ishim detyruar, por puthja tregonte shumë qartë që ishte e ndjerë.

“5 Herë Jo” për pesë vite që ne njihemi, por mund të them që ka pasur “500 jo” nga të dyja palët. Martesa… Martesën nuk e shoh të rëndësishme, pasi nuk do të ndryshonte gjë. Ne jetojmë bashkë dhe nuk do të ndryshonte asgjë. Në “DWTS” do të kërcejmë kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo”, ose ndryshe le ta themi, një kërcim dasme”, rrëfeu Bora.

Pas transmetimit të klipit u realizua kërcimi emocionues, i cili u pasua nga duartrokitjet e publikut. Si asnjëherë më parë Bora dhe Donaldi dhuruan një performancë të veçantë.

Ndërkohë gjatë diskutimit moderatorja zbuloi se kanë dalë në shitje biletat e filmit “5 Herë Jo”, me protagonistë kryesorë Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

revista.one/