“Një nder për mua të jem në hapjen e shkollës së parë shqipe në Teksas”, Dua Lipa një shqiptare e vërtetë
March 14, 2022Dua Lipa bëri të ditur se ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqipe në Texas të Amerikës.
Këtë ajo e njoftoi përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ku ndër të tjerash Dua u shpreh:
“Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”.
“Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare duke ofruar kurse gjuhësore për moshat 5-15 vjeç”.
Ndërkohë Dua Lipa do të përformojë në Amerikën e Veriut deri më datë 1 prill dhe më pas do të udhëtojë nëpër Evropë deri në fund të qershorit. revista.one/