Një polic 62 vjeç tenton të abuzojë seksualisht me një vajzë të mitur në Lezhë

Një polic 62 vjeç tenton të abuzojë seksualisht me një vajzë të mitur në Lezhë

May 4, 2021 0

Një polic 62 vjeç tenton të abuzojë seksualisht me një vajzë të mitur në Lezhë, njoftoi ShCBA.

Policia e Lezhës informon se duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se shtetasi Kol Kola ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Njoftimi i policise:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhe. Në ngarkim të një punonjësi policie, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, rendon akuza per veprën penale “Ngacmim seksual”. Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Punonjësi i policisë K.K. ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë. Duke keqpërdorur atributet, nëpërmjet mashtrimit i tha se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë.

Polici e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme. Gjithashtu ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa.

Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, u dokumentua me prova shkencore rasti. Po ashtu u siguruan pamje filmike.

Nga pamjet u arrit në konkluzionin se shtetasi K.K. ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”. Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90.

#08009090SHÇBA

revista.one