Zgjedhjet, KQZ miraton rezultatin për partitë dhe kandidatët, ankesat 5 ditë afat
May 4, 2021Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve te 25 Prillit. Gjatë mbledhjes që nisi pasditen e sotme në rend dite ishin miratimi i rezultateve për 11 qarqet e vendit. Duke qenë se Kukësi është certifikuar nga KQZ disa ditë më parë, ky eshte rezultati i plote.
KQZ miratoi tabelat e rezultateve sipas qarqeve. Nderkohe nuk pati asnjë pretendim nga partitë e përfaqësuara në KQZ.
Nga sot, çdo parti ka 5 ditë afat të bëjë ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS). Ankesat ngrihen, nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.
Vetëm pasi KAS të shqyrtojë të gjitha ankesat dhe Kolegji të japë vendimet, në rast se ndonjë subjekt s’e çon në Kolegj, KQZ shpërndan më pas mandatet me emrat e deputetëve.