“No Time To Die”, rrëfimi i Billie Eillish: Si lindi kënga e filmit që korri sukses të madh

“No Time To Die”, rrëfimi i Billie Eillish: Si lindi kënga e filmit që korri sukses të madh

December 13, 2021 0

Kënga e filmit “No Time To Die” me të njëjtin titull, ka një histori interesante, të cilën Finneas e rrëfeu për revistën “TheWrap Awards”.

Ne i bëmë të ditur ekipit tonë se kulmi i ëndrrave tona ishte të bënim një këngë për James Bond. Gjatë gjithë jetës sonë, ne shkruanim një melodi të vogël dhe mendonim, ‘Oh, ky është një lloj si tek Bond’.
Më duket sikur adoleshenca jonë u shënua nga seria e filmave të Daniel Craig. Kur ‘Casino Royale’ doli në 2006 kur Eilish ishte gati të mbushte 5 vjeç dhe unë 9 vjeç, ky ishte Bondi ynë përcaktues,- tha ai.

Po motra dhe vëllai i talentuar, u ndjenë shumë nën presion kur takuan producenten e fimit Barbara Broccoli. Ata thjesht i hodhën një sy skenarit të përgjithshëm dhe dëgjuan një këngë, duke mos marrë një obligim specifik.

Presioni që i bëmë vetes ishte shumë i çmendur. Nuk ishte dikush tjetër duke e bërë këtë, ishim ne që dëshironim të bënim një këngë të mirë dhe të mos hiqnim nga e gjithë muzika e mrekullueshme që kishte ardhur më parë,- tregoi Billie.

revista.one/