Noizy dhe Jori shtojnë misterin mbi lidhjen, video e re nën shoqërinë e njëri tjetrit

Noizy dhe Jori shtojnë misterin mbi lidhjen, video e re nën shoqërinë e njëri tjetrit

May 12, 2023 0

Jori Delli, modelja ish konkurrente e Big Brother Vip dhe Noizy shtojnë akoma dyshimet për raportin mes tyre.

Jori postoi një video në TikTok ku të dy shfaqen në një dhomë, me audion e këngës së re të Noyzit, dhe duke iu përshtatur temës së saj.

Dyshohet se po bashkëpunojnë për një videoklip, ndërsa njerëzit mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë.

Dyshja dy ditë më parë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta në InstaStory, ku shihen në jahtin e një bregdeti.

“Ja zura karrigen”, shkruan Jori. në videon e re të publikuar në rrjetet sociale.

Asnjëri nga të dy nuk ka dhënë asnjë deklaratë.