Surprizë nga Noizy dhe Stresi, ishin “grindur” për duetin “Medalioni” 

Surprizë nga Noizy dhe Stresi, ishin “grindur” për duetin “Medalioni” 

May 20, 2023 0

Dy reperët e njohur, Noizy dhe Stresi kanë promovuar bashkëpunimin në një mënyrë mjaft interesante.

Dyshja që u bën miq pas një periudhe të gjatë armiqësie me njëri-tjetrin, javë më parë kishin paralajmëruar një duet së bashku.

Por, atëherë kur askush nuk e priste ata lanë të kuptohej se kanë prishur sërish miqësinë madje duke larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram duke mos munguar as ‘thumbat’ mes tyre.

Megjithatë, reperët pikërisht kur po flitej për marrëdhënien e tyre vendosën që të lansojnë bashkëpunimin e shumëpritur.

Kënga mban titullin “Medalioni” dhe është e shoqëruar edhe me videoklip që tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar në YouTube.

Projekti i tyre i parë së bashku padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre të shumtë dhe dyshja me gjasë do të nisin edhe koncertet bashkë.

Me këtë projekt, Noizy dhe Stresi vulosin edhe një herë tjetër se miqësia e tyre është më e fortë se asnjëherë më parë. revista.one/