“Noizy në Eurovision?”/ Olen Cesari jep përgjigjen e papritur dhe komenton këngëtarët që përdorin autotune
July 18, 2022Violinisti me famë botërore Olen Cesari ka komentuar deklaratën e reperit Noizy për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision dhe ka folur për këngëtarët që përdorin autotune.
Noizyv emri i vërtetët i të cilit është Rigel Rajuku, ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion vitin e ardhshëm, duke premtuar se do të bënte maksimumin dhe do të kishte shumë impakt.
Gjatë një intervitë për “Ora e Pasdites”, violinisti Olen Cesari tha se “Noizy është super”, ndërsa sa i përket idesë se reperi mund të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision ai tha thjesht “Pse jo.”
Ndër të tjera violinisti u shpreh nëse në të ardhmen mund të ketë ndonjë bashkëpunim mes tij dhe Noizyt.
“Nuk e di, nuk e njoh personalisht. Di me çfarë merret dhe çfarë bën. Këtu te Festivali kam ftuar komplet zhanër tjetër muzikor, jemi në një tjetër film. Por nuk kam asgjë kundër atij lloj filmi. Noizyn e respektoj, kam dëgjuar në makinë nja 2-3 herë pjesë të atij dhe më kanë pëlqyer të them të drejtën”- u përgjigj Cesari.
Violinisti shqiptar është rikthyer sërish këtë vit me edicionin e dytë të Festivalit Porto Palermo, ku fton shumë këngëtarë të njohur.
I pyetur nëse ndjen xhelozi që artistë që këndojnë me autotune mbushin plot sallat e klabeve gjatë verës ai tha: “Edhe ato kanë lezetin e vet. Pse jo. Nuk jam kundër, jam totalisht pro. Arti në çfarëdolloj forme të jep një liri mendore. Nëse ata njerëz duan të bëjnë atë lloj muzike me atë lloj autotune, duke thënë atë lloj teksti dhe njerëzve ju pëlqen ajo gjë, pse jo?”