Nominimet e BBV bëhen ndryshe, ja cilët shkojnë në televotim të shtunën

Nominimet e BBV bëhen ndryshe, ja cilët shkojnë në televotim të shtunën

March 27, 2024 0

Nominimet mbrëmë janë bërë në një mënyrë tjetër. Vajzat në një tabelë, për vetëm 5 sekonda, do duhej të shkruanin emrin e një djali që do donin që të shpëtonin nga nominimi.

Ndërkohë nga ana tjetër, djemtë kanë bërë të njëjtën gjë, me emrat e vajzave. Meritoni për shkak se u zgjodh lider, ishte imun ndaj nominimeve. Çiftet e banorëve që zgjedhën emrat e njëri-tjetrit, i kanë shpëtuar nominimit.

Pas votimit, në nominim për të shtunën do të shkojnë, me pyetjen ‘kë doni të shpëtoni’: Julia, Roza, Rike, Egla, Liam dhe Ilnisa.

Ndërsa Ledjona është larguar dje nga shtëpia përfundimisht, pasi nuk kishte as biletë kthimi. Kujtojmë se ajo ishte në nominim me Ilnisën, Heidin, Eglën dhe Jetmirin.

Publiku ka zgjedhur liderin e shtëpisë së Big Brother për ditët në vijim. Kryetari do të jetë Meritoni. “Faleminderit, e vlerësoj”, u shpreh ai.

revista.one/