“Non grata”, Armina Mevlani Amerikën e ka këtu: Të kemi shëndetin…
May 22, 2021Bukuroshja Armina Mevlani thyen heshtjen për shpalljen “non grata” të familjes Berisha. Ajo ka vendosur të flasë pas një mesazhi të një ndjekëseje të saj në rrjete sociale.
“Më vjen keq për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”, i ka shkruar dikush Arminës.
Blogerja e cilëson këtë vendim si politik, por shton se asaj i intereson vetëm shëndeti i njerëzve të dashur dhe asgjë tjetër.
“Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Armina Mevlani.