Ribashkim apo përballje? Olsa Muhameti tregon si do të nisë të hënën “Për’puthen”

Ribashkim apo përballje? Olsa Muhameti tregon si do të nisë të hënën “Për’puthen”

May 22, 2021 0

Për’puthen” nuk do të përfundojë me kaq, sepse javës tjetër do të ketë një ribashkim, sqaron Olsa Muhameti. Në përfundim të emisionit, Bora lajmëroi se të gjithë personazhet do të ribashkohen edhe një herë në studio për të diskutuar gjithë temat që kanë lënë pezull. Po ashtu, për të treguar se si po vazhdon jeta e tyre pas daljes nga emisioni.

Përballja e parë duket se do të jetë mes Shqipes dhe Teas, dy vajzat që kanë pasur diskutimet më të forta në “Për’puthen” dhe që janë parë gjithmonë si kundërshtare të njëra-tjetrës. Autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër nga përballja e tyre, që duket se është sërish mjaft e ashpër. Vajzat diskutojnë me tone të larta për çështjen e seksualitetit të Gracianos, ish-konkurrentit që Shqipja i doli publikisht kundër.

“Kështu nis Për’puthen reunion të hënën. Përballje, pengje, pajtime… 6 ditë me Për’puthen reunion”, shkruan Muhameti në postim.

revista.one/