“Nuk e kam treguar anën time të historisë”, Beatrix Ramosaj paralajmëron Donald Veshajn

“Nuk e kam treguar anën time të historisë”, Beatrix Ramosaj paralajmëron Donald Veshajn

July 15, 2022 0

Ky postim i Beatrix Ramosajt është fiks për Donaldin. Në foto Trixa tregon se si e ka shpëtuar ‘reputacionin’ e të tjerëve duke e fshehur anën e saj të historisë me Donaldin.

“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tuaj të historisë? Atje jashtë duke shpëtuar jetë”– ka shkruar Beatrix.

Mjaftoi vetëm ky koment i Trixës që fansat të aludojnë se ky shkrim ishte një kunjë e hapur ndaj Donaldit.

“Kujtojmë se në një intervistë për “Ora Verore” Beatrixa u pyet se çfarë mendon për ribashkimet e fundit që kanë ndodhur në showbizin shqiptar. Trixa e pyet gazetaren se ribashkimet e kujt, që të ishte më e qartë dhe ajo i përgjigjet për ribashkimin e Borës dhe Donaldit.

Beatrix u përgjigj mjaft e qetë duke thënë se i vjen mirë për dyshen. Kjo nuk është hera e parë që Trixa përballet në situata të tilla por mund të themi se kjo ishte ajo më e sikletshmja”

revista.one/