“Nuk e prisja propozimin”, Bora Zemani: Tani kam burrë!
December 13, 2023Një moment magjik ka ndodhur gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”. Donaldi është ulur në gjunj dhe i ka propozuar për martesë Bora Zemanit.
“Do të doja ta kalonim jetën bashkë. A do të martohesh me mua?”, tha Donaldi teksa ishte i ulur në gjunjë.“PO” ishte përgjigja e Bora Zemanit, e cila me një propozim përpara qindra të pranishmëve pranoi unazën e partnerit të saj.
Me këtë propozim, data 12 dhjetor u bë edhe më e rëndësishme për Borën, pasi sot feston ditëlindjen djali i saj, Arbori.
Ajo ka folur pas propozimit, ku shihej e emocionuar dhe tha se nuk e priste një gjë të tillë.
“Jam grua e martuar, kam një burrë tani. Fare nuk e prisja”, u shpreh ajo.
revista.one/