“Nuk e putha as në ballë e as në faqe”, Albano tregon ç’ndodhi poshtë batanijes me Baby G

“Nuk e putha as në ballë e as në faqe”, Albano tregon ç’ndodhi poshtë batanijes me Baby G

June 9, 2024 0

Pasi vendosi të hiqte dorë nga Ferma VIP, Albano Bogdo ishte i ftuari i sotëm në Ferma Club.

Padyshim që aktori nuk mund të largohej pa folur për një nga raportet më të përfolura të këtij reality show, atë me Baby G.

I pyetur nga moderatorët se si do vazhdojë marrëdhënia jashtë mes tyre, Albano foli me konsideratë për fermerën.

Baby është një vajzë shumë e mirë. Nuk më nxjerr mua keq po nuk desha vetë të dal keq. Meqë është femër i thash nja 2-3 Prime rresht që ça të thuash është ok. Është vajzë shumë e mirë dhe i kam bërë komplimente të sinqerta. Ka një limit se sa shok mund të bëhesh në një reality show“, tha ish-fermeri.

Situata mes Albanos dhe Baby G vijon të jetë e paqartë dhe e pasqaruar si duhet nga dy protagonistët.

Teksa ata e mohojnë që pak ditë më parë mes tyre të ketë pasur puthje apo diçka më shumë, në spektaklin e mbrëmshëm u publikuan video që mes tyre ka pasur puthje në buzë në krevat, kur qëndronin tek “Njishi”.

Albano e ka diskutuar sërish me Çiljetën këtë gjë, teksa i thotë se nuk e ka mashtruar asnjë herë kur i ka thënë që i pëlqen, por thekson se puthja mes tyre ka qenë në buzë, jo në faqe dhe ball siç pretendon Baby G.

Aktori akuzon këngëtaren se po viktimizohet me këtë situatë dhe po mundohet që ta nxjerr keq atë, duke bërë për vete të gjithë shtëpinë.

Diskutimi i plotë:

Çiljeta: Mua nuk më pëlqen situata që është krijuar, edhe për Baby më vjen keq

Albano: Edhe mua më vjen keq që është mërzitur, por nuk e kam gënjyer për asgjë

Çiljeta: E di që nuk e ke gënjyer, se zure be për motrën që ke qenë i vërtetë

Albano: Betohem prapë, për Allahun, për kokë të familjes po i kam thënë një llaf gënjeshtër, pastaj e kishte vet në dorë se çfarë do bënte.

Çiljeta: A e more si shoqe tek dhoma…

Albano: Kur ishte ajo kryefermere…

Çiljeta: Po çfarë ndryshoj një javë më pas?

Albano: Ndryshoi…pse të bëhem hipokrit kot. Ashtu u ndjeva, ashtu u shpreha. Po kur bën si 6 vjeçe, ma futi ky ma hodhi ai…

Çiljeta: Mendoj që kur dikush të vlerëson shumë, siç e vlerëson ti Bebe-n si femër, mendoj se në të njëjtën kohë mashkulli është edhe protektues

Albano: Më protektues së çfarë kam qenë unë këto dy spektaklet e fundit, e kam ngrënë unë gjithë mu*in në surrat dhe në kurriz. Kur fillon bën si viktimë, të bëjë shtëpinë për vete dhe të më nxjerrë mua keq kjo është problem. Duhet të lexosh edhe ti mes rreshtave

Çiljeta: Gocat më dhimbsen shumë

Albano: Edhe mua më dhimbset shumë, më vjen shumë keq, por nuk më dëgjoj mua.te thoshte që herën e parë që kemi qeshur, kemi folur dy-tre ditë, kaq. Ta kishte pranuar. Po atje bëri si dhi e egër

Çiljeta: Ajo është bërë lëmsh me këmbët e veta…

Albano: Lëmsh me këmbët e veta është bërë. Si ta ndihmoj unë…

Çiljeta: Kur të ka pëlqyer kaq shumë, ti duhet t’ja kishe kursyer këto skena. Edhe nëse do të përqafonte ajo, duhet ti thoshe këtu ka kamera, kur të dalim jashtë vazhdojmë. Se bëhet fjalë për ty ndaj jam kështu edhe unë…ajo ka thënë që e ke puthur në ball e në faqe

Albano: Jo në ball e në faqe nuk e kam puthur asnjë herë.

revista.one/