Nuk i ecën rrengu/ Pas 8 orësh në aeroport, Australia kthen mbrapsht Djokoviç!

Nuk i ecën rrengu/ Pas 8 orësh në aeroport, Australia kthen mbrapsht Djokoviç!

January 6, 2022 0

Mbyllet në mënyrën më të keqe aventura e Novak Djokoviç në Australian Open.

Numri 1 në botë jo vetëm që nuk do të mbrojë titullin por bëri një figurë aq të keqe me rrengun e krijuar për të shmangur rregullat dhe kufizimet në Australi sa që tani do ta shikojë nga TV Australian Open.

Pas 8 orësh qëndrimi në aeroportin e Melburnit dhe pa shkelur në Australi, tenisti serb detyrohet nga autoritetet që të kthehet mbrapsht menjëherë me një avion por ajo që më shumë bën përshtypje është figura e keqe që bën numri 1 në botë duke dashur të anashkalojë rregullat e një shteti.

Për më tepër, Djokoviç mori një vërtetim që justifikonte vendimin për të mos u vaksinuar por në Melburn, konkretisht në aeroport ai është marrë në pyetje për 3 orë nga autoritetet dhe në fund nuk ka dhënë prova të mjaftueshme që merrte një leje të posaçme për të hyrë në Australi.

Sjellja e hekurt e autoriteteteve australiane ka krijuar bezdi të madhe edhe te stafi i Djokoviç, madje i ati i tenistit mësohet të ketë bërë debat të fortë ndërsa avokatët kanë paralajmëruar një apel për këtë çështje.

revista.one/