“Nuk ka më dashni, jam harxhu…me Maria Bove ishte thjesht një puthje!”
March 28, 2021Robert Berisha, i ftuar në ‘E Diell”, ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale. Për thashethemet se ai kishte një lidhje të re me modelen seksi italiane, Maria Bove, Berisha ka refuzuar kategorikisht.
Ai ka rrëfyer se ka qenë një puthje miqsh dhe se nuk ka ndodhur asgjë më shumë.
“Nuk kam pasur asgjë me të, kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ishte me punë në Kosovë, ishte thjesht një puthje asgjë më shumë”, tha Berisha. Edhe modelja në një intervistë virtuale tha: “Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”.
E gjithë kjo nisi pasi Roberti publikoi një video me të, ku ata të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe më pas modelja i vuri vulën dyshimeve për një lidhje pasi postoi në rrjete sociale një video duke shkëmbyer puthje në buzë me këngëtarin.
I pyetur në rubrikën “Nostalgji muzikore”, tha se nuk ka më dashuri për të tjerat.
“Për kohën që kam qenë i dashuruar kam dhënë shumë dashuri dhe jam harxhuar. Me u dashuru s’po di, në moshën time me u dashuru kur ke fëmijë. Aq shumë dashuri i kam dhënë sa nuk ka më dashni, jam harxhu”, thotë këngëtari me humor.
Pas kësaj përgjigje, Ervin Kurti e pyet se për kë e bën palestrën, meqë nuk ka kohë për dashuri. “Për qejfin e shpirtit tim, të shoh muskujt kur bëjnë dush”, përgjigjet Roberti.
I pyetur për marrëdhënien që ka me vajzën dhe si e kalon kohën me të, këngëtari përgjigjet, “Në kohën e lirë ka qejf të bëjë xhiro me mua dhe thotë babi dua të bëj DJ”.
Roberti thotë se Rene preferon të tërë albumin e ri të Tunës. Madje, pranon se dhe ai vetë i dëgjon ato këngë.
“Muzikën e mirë e dëgjoj dhe e kam thënë që ai album ka qenë shumë i mirë. Rene dëgjon dhe këngë të huaja dhe këngën e Elvana Gjatës, të festivalit” /revista.one/