“Nuk më intereson”, Heidi nxori në nominim Vesën, Romeo: “Mendoj se targeti kam qenë unë”

“Nuk më intereson”, Heidi nxori në nominim Vesën, Romeo: “Mendoj se targeti kam qenë unë”

March 24, 2024 0

Vesa ka pasur ditë të tensionuara dhe nën mbizotërimin e devateve me Heidin, pasi kjo e fundit vendosi ta nxjerrë në nominim.

Por gjatë situatave të tensionuara lshtë përfshirë edhe Romeo, i cili tha se ka qenë ai targeti i këtoj nominimi.

Ndër të tjera banori i Big Brother VIP u shpreh se kanë qenë ditë të vështira për të.

Nuk ka qenë Vesa targeti tek ai nominim. Besoj se targeti kam qenë unë. Mendoja që kisha një shoqe dhe se kam (Vesa). Gjërat janë të thjeshta, mua më lindin shumë dyshime. Situatat më kanë nxjerrë në përfundimin se kam qenë unë targeti jo Vesa. Në këtë shtëpi kam kaluar së bashku me Heidin disa ditë të këqija”, tha Romeo.

Romeo dhe Heidi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin mbrëmë gjatë prime-t.

Situatat e krijura kohëve të fundit ka bërë që Romeo të bëjë një deklaratë të prerë.

Ai tha se tashmë e sheh Heidin si lojtare, megjithëse ishte e kundërta deri më tani.

Pas kësaj situate banorja e Big Brother VIP ka shpërthyer në lot, e prekur nga fjalët e personit që kanë pasur një marrëdhënie brenda shtëpisë.

Romeo: Kur m’u bë pyetja a e sheh Heidin si lojtare, kam thënë gjithmonë jo.

Ledion Liço: Tani e ke Heidin kundërshtare në lojë?

Romeo: Po.

Ledion Liço: Heidi, si të bën të ndihesh kjo që tha Romeo? Sepse hodhi poshtë raportin që kishit krijuar aty brenda.

Heidi: E di (e përlotur). E prisja gjithsesi.

Juli: Romeos i intereson që të jetë ai targeti. Nuk është targeti Romeo nominimi i Vesës. Romeos nuk i intereson fare.

Romeo: Sa i shpifur je. Çfarë më intereson?

Juli: Të intereson ky viktimizim. E besoj Heidin që nuk e ka me Romeon. Është ajo që shtëpia ka dyshuar. Telenovela është në atë pikë kulmore që ne të qajmë së bashku.

Ledion Liço: Këtë mendim e kishe dhe para këtij sqarimi?

Juli: E kam thënë disa herë këtë punën e viktimizimit dhe telenovelave. Heidi dhe Romeo nuk na dalin në një konkluzion. Kanë pasur një telenovelë me Françeskën, ku kanë dashur të dy të nxjerrin Françeskën nga shtëpia.

Romeo: I thashë përpara se të bënte nominimin. Por ti je përdorues, je i pandjeshëm dhe gënjeshtar.

Vesa: Kur janë ndarë kam shkuar te tjetri e tjetri për t’i bashkuar. Kam pasur dhe unë luhatje të besimit me këta të dy. Pse nuk e kam menduar ndonjëherë që po më përdorin? Romeo më ka thënë që nuk bën lojë se ka ndjenja. Dhe tani ndalemte heidi që po bën lojë.

Ledion Liço: Heidi, pse të vret aq shumë fakti që Romeo të sheh kundërshtare dhe në lojë?

Heidi: Më vret sepse ne nuk kishim atë raport. Më vret dhe…

Romeo: Kam gjithë këto kohë pres një përgjigje.

Heidi: Ta kam dhënë përgjigjen. Nuk bëj viktimën te ty. O ke besim ose s’ke besim. E di si është puna, nuk më intereson.

revista.one/