“Nuk quhesh k*rvë me 4 lidhje”/ Bardhi reagon për postimet “bombë” të Sarës

“Nuk quhesh k*rvë me 4 lidhje”/ Bardhi reagon për postimet “bombë” të Sarës

March 29, 2024 0

Me daljen nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo postim i saj interpretohet si mesazh, ndaj ndjekësve, banorëve në shtëpi, apo ish-banorëve. 

Në një postim të bërë gjatë ditës së djeshme, ish-banorja ka degraduar në fjalor ndaj mediave që kanë shkruar për të dhe siç shprehet ajo kanë deformuar deklaratat e saj. Ajo reagoi e revoltuar edhe për faktin që atë dhe Bardhin e krahasojnë vazhdimisht me Luizin dhe Kiarën, me qëllim që të marrë vëmendje, gjë që sipas saj nuk është e vërtetë.

Mirëpo pas gjithë zhurmës që bëri në media me postimin e saj, Bardhi sot në një reagim në “Instatsory” pretendon se Instagrami i Sarës është në menaxhim të dikutj tjetër. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që deri në një njoftim të dytë nga Instagrami i tij, asnjë postim nga llogaria e Sarës mos të merret parasysh nga ndjekësit e saj apo mediat.

“Hera e parë si Bardhi që e boj një deklaratë mbi një situatë. Ju kisha lut publikut dhe medias me ndalu me lajme palidhje. Sara nuk ka akses në instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe deklaratave në story. E për këtë ju kisha kërku që deri në një lajmërim të dytë nga llogaria ime, të mos kryqëzohet e t bohet lajm asnjë mesazh, like, koment apo postim nga instagrami i Sarës në: Instagram, Threads, Facebook dhe emili i saj zyrtar: Jeni tu i lëndu të gjitha palët dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim”, shkruan ai.

Më herët,

Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët gjithashtu e nisën romancën në shtëpinë e “Big Brother Vip 2”

Sara ka degraduar në ofendime ndaj moderatores, në përgjigjen që i ka dhënë ku shprehet: “Hundën dhe buzët. Unë 3 exa Kiara 13. Ec qarkullo”

Kjo nuk është hera e parë që Sara përballet me komente të tilla, megjithatë me këtë përgjigje ish-banorja sapo shpalli “luftë” të hapur me moderatoren dhe jemi gjithë sy e veshë për reagimin e kësaj të fundit.

revista.one/