Romeo dhe Heidi, puthje në lavanteri para “dasmës”

Romeo dhe Heidi, puthje në lavanteri para “dasmës”

March 29, 2024 0

Romeo dhe Heidi do të “lidhin kurorë” nesër në një ceremoni plot emocione dhe shumë surpriza, ka njoftuar “BBVA”, në ‘Instagram’. Çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet.

Ata janë parë gjatë mbrëmjes dhe ditën e sotme nëpër shtëpi shumë të afërt me njëri-tjetrin e së fundmi të vetëm në lavaneri larg syve të banorëve të tjerë kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga njëri-tjeri, por siç duket ata kanë zgjedhur të mos qëndrojnë më në distancë. Një ditë më parë ata shijonin praninë e njëri-tjetrin në oborr, me puthje dhe përqafime dhe siç duket kjo është një shenjë e mirë për lidhjen e tyre.

Banorët vendosën që kjo dasmë të jetë  e Romeos dhe Heidit dhe do të organizohet mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 dhe të gjithë banorët do marrin nga një rol për të organizuar këtë festë.

revista.one/