Numërimi i votave, del rezultati i kutive të para (Video+foto)

Numërimi i votave, del rezultati i kutive të para (Video+foto)

April 25, 2021 0

Procesi i numërimit të votave nuk ka vonuar pasi ka nisur 2 orë pas mbylljes së votimeve në të gjithë vendin. Ishte Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës që nisi e para hapjen e kutive të votimit për t’u ndjekur më pas nga Bashkia e Policanit në qarkun Berat dhe ajo e Memaliajt në qarkun Gjirokastër.

Kuti të para janë hapur edhe në qarqe të tjera si në Kukës, Vlorë Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Nga 23 kuti votimi të numëruara gjithsej deri tani në rang kombëtar Partia Socialiste ka marrë 2667 vota, PD-AN ka marrë 1896 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 399 vota, PSD 25 e në vijim.

Procesi i numërimit të votave ka nisur me Bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës, ku kutitë e votimit nga të gjitha qendrat e votimit janë dërguar në KZAZ-në e saj. Nga 4366 qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrja në votime ka qenë 38.83 %.

Ky proces ka nisur 2 orë pas mbylljes së procesit të votimit. Janë numëruar 3 kuti. Në fshatin Kallamas, ku PS ka fituar 118 vota, PD 114 vota dhe LSI, 17 vota. Në fshatin Goricë e Madhe, LSI ka marrë 9 vota, PD ka marrë 68 vota dhe PS ka marrë 159 vota. Ndërkohë në fshatin Pustec, LSI ka fituar 61 vota, PS ka fituar 245 vota dhe PD 109 vota.

Pusteci është veshur ngjyrë rozë, ku PS-ja ka rritur që të marrë 868, e ndërsa PD 473. Në fund renditet LSI me 168 vota. Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar në të 7 qendrat e votimi, duke qenë Bashkia e parë që nxjerr rezultatin përfundimtar.  Edhe në Bashkinë e Devollit në Qarkun e Korçë janë hapur kutitë e para. /revista.one/