“Virgjëria është shpikje e burrave”, revolta e femrave, mbushin muret me parulla

“Virgjëria është shpikje e burrave”, revolta e femrave, mbushin muret me parulla

April 26, 2021 0

“Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” ka zhvilluar një aksion simbolik me parulla në muret e qytetit e Mitrovicë.

Përmes një postimi në Facebook deklron se këto grafite denoncojnë dhunën sistemike ndaj grave në këte qytet. 

“Sonte në Mitrovicë, aktiviste e aktivistë përshkuan qytetin me mbishkrime që denoncojnë dhunën sistemike ndaj grave në Mitrovicë dhe përtej. Përmes grafiteve kundërshtohet kontrolli i burrave mbi trupin e grave.

Po ashtu, denoncohet dhunimin e tyre në shtëpi, rrugë e institucione. Ngacmimi seksual në shkolla dhe robërimi i grave nga burrat. Hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë dhe refuzim të çfarëdo shtypje ndaj secilës grua dhe vajzë.” thuhet ne deklaraten e oraganizates feministe. /revista.one/