Nxehet debati në “Për’puthen +40”, Ndriçimi tenton të puthë Stelën në buzë

Nxehet debati në “Për’puthen +40”, Ndriçimi tenton të puthë Stelën në buzë

April 24, 2021 0

Emisioni “Për’puthen +40” ka nisur me perplasje të forta. Gjatë debateve mes Armandos dhe Ndriçimit, ky i fundit tentoi të puthë në buzë Stelën.

Debatet nisen fillimisht pas publikimit të disa fotove nga Armando, i cili hodhi akuza se konkurrentët e dalin në takime jashtë studios dhe thurin intriga.

Ndriçimi tha se “Armando e ka personale me të ngaqë ka përqafuar Stelën” dhe në debat e sipër, ai i thotë Stelës: Ta puth pak në buzë.

Gjithsesi, Stela shmanget dhe kështu ai i jep një puthje në faqe.

Armando ka qenë më parë në takim me Stelën, por takimi nuk shkoi mirë.

Debati

Armando akuzoi Ndriçimin dhe Linditën për skenar. Ai tha se ata të dy janë takuar jashtë studios, madje kishte siguruar dhe foto.

Në fotot në fjalë dyshja shiheshin të buzëqeshur në makinë.

“Këto kanë qenë në makinë bashkë dhe kanë thurur gjithë këtë. Nuk i njoh njerëzit që më kanë sjellë fotot”, tha ai.

Mirëpo, Lindita me Ndriçimin thanë se fotot janë shkrepur nga dita kur të gjithë konkurrentët kanë darkuar bashkë.

“Armando me kë ke qenë në makinë ti? Me Samiun. Unë isha me Çimin”, tha Lindita. /revista.one/