Princeshë Nina vjen në jetë, Fero tregon foton e vajzës të sapolindur

Princeshë Nina vjen në jetë, Fero tregon foton e vajzës të sapolindur

April 24, 2021 0

Cifti Arbenita-Fero janë bërë prindër për herë të parë, me një vajzë.

Arbenita ishte e para që dha lajmin e bukur për ndjekësit e saj. Ajo publikoi një foto në Instagram menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen. Imazhin e saj ajo e mbuloi me figurën e një zemre, për të rujatur privatësinë e vajzës së porsalindur.

24.04”, shkroi Arbenita përkrah fotos, duke zbuluar kështu ditën e ardhjes në jetë të vajzës.

Ndërkohë Fero ka ndarë i pari foton e parë familjare. Ai postuar në Instagram imazhin e parë përkrah Arbenitës dhe të voglës së tyre. Fero dhe Arbenita duket se i kanë sytë të mbushur me lot nga gëzimi! Reperi ka zbuluar me publikimin e fotos dhe emrin e vogëlushes.

“24.04.21 Faleminderit Allah! Princeshë Nina. Kënga më e mirë që kam bërë”, ka shkruar Fero përkrah fotos.

/revista.one/