“O Sa Mirë” nis së shpejti audicionet, të parët një aktor nga “Portokalli” dhe një ish-miss

“O Sa Mirë” nis së shpejti audicionet, të parët një aktor nga “Portokalli” dhe një ish-miss

September 23, 2023 0

Së shpejti pritet rikthimi i serialit shumë të pëlqyer “O Sa Mirë”. Ndryshe nga formati i shkollës, seriali kësaj radhe do të rikthehet me një skenar të ri dhe krejt të veçantë. Teksa nga gjysma e tetorit pritet të fillojnë audicionet për aktorët e rinj që do të jenë pjesë e këtij seriali, ku një pjesë e tyre tashmë kanë shprehur interesin.

Bëhet fjalë për një ish-aktor të spektaklit të humorit, “Portokalli” dhe një ish-miss nga Kosova, e cila gjithashtu ka shprehur dëshirën që të jenë pjesë e sezonit të ri.

Mesa dukjet kjo do të jetë dyshja e parë që do t’i bashkëngjitet kastit, i cili do të ketë aktorë nga të gjitha trevat shqiptare.

“O Sa Mirë” do të ketë gjithashtu transmetim përveçse në Kosovë, në një kanal në Shqipëri dhe në një tjetër në Maqedoni të Veriut.

revista.one/