Ola nuk i del e keqja, publikon këtë video të Mozës, 1 ditë larg finales
June 15, 2026Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i fundit i Olës ka rikthyer sërish vëmendjen te përplasja e saj me Mozën.
Vetëm një ditë para finales së madhe, Ola ka publikuar në Instagram një video të shkëputur nga spektakli, ku Moza dëgjohet duke komentuar për të.
Në pamjet e ndara nga ish-fermerja, Moza shprehet: “P*çkë dhia, ishte stratege ajo”. Por duket se ajo që ka dashur të theksojë Ola nuk është vetëm komenti në vetvete.
Përmes ironisë që shoqëron postimin, ajo lë të kuptohet se disa konkurrentë mund të përdorin fjalë apo etiketime fyese pa u përballur me masa nga produksioni.
“Bravo mbretëreshë! Je legjendë e pavdekshme! Kur të rritem dua të bëhem si ti”, shkruan Ola me ironi mbi videon e publikuar, ndërsa më poshtë shton: “Sipas shtresës aristokrate është fjalë e bukur si gjithmonë”.
revista.one/


