Olta Gixhari gjen “viktimën” e radhës: Mund të të përzë nga shtëpia

Olta Gixhari gjen “viktimën” e radhës: Mund të të përzë nga shtëpia

January 13, 2023 0

Genti dhe Zhaklina tashmë janë jashtë “Big Brother Vip” dhe aktorja Olta Gixhari nuk ka humbur kohë për të gjetur një “viktimë” tjetër. Ditët e fundit ajo ka debatuar kryesisht me Luizin, por së fundmi ajo ka pasur një përplasje edhe me gazetarin Ronaldo Sharka.

Olta i ka thënë hapur atij që ajo ka “pushtetin” për ta nxjerrë nga shtëpia.

“Nëse ka një njeri që mund të të përzëri nga këtu jam unë. Vetëm unë mund të të përzë nga kjo shtëpi. Mos më nevrikos deri në pikën që ti vë vetes detyrë që të të përzë”- i tha Olta-Ronaldos.

Do të çoj në finale,”-i tha Bjordi Oltës.

Ndërsa kjo e fundit i kthehet duke i thënë se po flet me fituesen.

Këtë nuk dimë ta themi, por një gjë është e sigurt të gjithë ata që i kanë dalë kundër dhe kanë debatuar me Oltën deri më tani ndodhen jashtë shtëpisë së “BBV”.