Olta Gixhari padit në gjykatë drejtorin e Teatrit: “Rolet ia jepte gruas së vet”

Olta Gixhari padit në gjykatë drejtorin e Teatrit: “Rolet ia jepte gruas së vet”

February 26, 2023 0

Para largimit në Spanjë, Olta Gixhari u hoq nga puna si aktore tek Teatri Kombëtar.

Aktorja, e cila ishte e preferuar e shumë bashkëpunëtorëve, u pushua pa asnjë motivacion nga drejtori i atëhershëm, Hervin Çuli. Menjëherë Olta zgjodhi të padisë institucionin për shkelje të kontratës.

Sipas paditëses, Olta Gixhari, zgjidhja e kontratës është bërë me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të justifikuara. Ndërkohë që kërkonte dëshmshpërbim për zgjidhen e kontratës.

Teksa aktorja e njohur është brenda shtëpisë, duket se gjyqi ende vazhdon dhe nuk ka marrë një vendim për ankesën e saj.

Nërkoha Olta e ka akuzuar publikisht Hervin Çulin, se i jepte role vetëm gruas së tij, Adelina Muçës.

“Unë po them një bombe tani që s’e kam thënë kurrë, por unë mendoj se ‘Art Turbina’ dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar, që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardhur ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. 

Në Teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi. Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake dhe prandaj i respektoj pa masë. Punën nuk ma dha ai. Nuk është bërë njëherë një mbledhje.

Unë se di kush janë kolegët e mi. Teatri është ansambël, përderisa e paguan duhet t’i gjesh punë dhe rol. Praktikisht TK duhet të marrë masat. Dhe të bëhen disa premiera në vit. Janë 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë. Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi. Nuk mbahem”, tha Olta Gixhari.

Ndërkohë edhe Adelina Muça reagoi pas akuzave të aktores duke thënë se kishte qenë pikërisht Hervin Çuli që e ka futur punë Olta Gixharin.

Ndërsa rrëfeu se Olta iu është lutur asaj për role sepse ishte vetëm një dublante, duke theksuar se kjo i kushtoi humbje parash.

“Për sa i përket pjesës tjetër me Teatrin Kombëtar janë problematika mesa duket ndoshta ka ardhur momenti që i ka mbaruar kontrata dhe ky është një lloj reagimi që ajo ka. Hervin Çuli ka qenë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin, duke e marrë në punë si dublante te shfaqja ‘3 motrat’.

Më pas kur unë kam marrë një rol në Teatrin Kombëtar, Olta ka ardhur dhe është lutur ka thënë Lina a mund të luaj unë në rolin tënd sepse ishte me dublant dhe unë nuk kisha dublant. Padyshim nëse regjisori pranon. Olta fitoi kontratën për vitin në të cilin luanin. Ndërsa unë si e jashtme humba ca para sepse paguhem ne natë shfaqje. Se çfarë ka nuk e di, e di ajo, unë jam në rregull. Nuk është defekti dhe problemi im që unë jam aktore dhe punoj e duhet të punoj”, tha Adelina Muça në një intervistë televizive.