Olta përqafon dhe puth Luizin: Nuk më pa Kiara, sa inat më erdhi!

Olta përqafon dhe puth Luizin: Nuk më pa Kiara, sa inat më erdhi!

March 13, 2023 0

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, dy rivalët më të mëdhenj të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, po qëndrojnë dyshe të veshur me një bluzë të përbashkët.

Nëse banorët do ta fitojnë këtë provë, çmimit të madh do t’i shtohen 20.000 euro. Ndërsa shorti i vuri pranë njëri-tjetrit dy rivalët e mëdhenj.

Dhe derisa po angazhohen për punë të ndryshme brenda shtëpisë, gjatë ditës së sotme (e diel) nga banorët është kërkuar të përgatitin ballokume.

Në një moment derisa kanë vënë përparëset dhe kapelat e kuzhinierëve dhe qëndronin ulur, Olta e ka përqafuar dhe e ka puthur në faqe Luizin, ndërsa ka dashur që ta shihte edhe Kiara Tito.

“S’e pa Kiara, sa inat më erdhi…”, është shprehur aktorja dhe e ka puthur sërish që ta shihte e dashura e këngëtarit.